Rritet numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri, raportohet për mbi 33 mijë të vdekur

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri, ku mijëra trupa gjenden ende nën rrënoja.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se numri i të vdekurve ka arritur në 30 mijë.

Turqia ka konfirmuar se vetëm në territorin e saj kanë humbur jetën 29,605 persona, ndërkohë që 3553 të tjerë raportohet të kenë vdekur në Siri.

Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur.

Kujtojmë se tërmeti i të hënës në 7 shkurt kishte një fuqi prej 7.8 të shkallës rihter dhe ka sjellë shkatërrime të mëdha të ndërtesave në të dy vendet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *