Rritet numri i viktimave nga moti ekstrem në SHBA dhe Kanada/ Ja zona më e prekur

Temperaturat ekstreme dhe stuhia e dëborës që ka prekur Amerikën e Veriut ditët e fundit ka shkaktuar 38 viktima. Numri i tyre vjen duke u rritur, pasi rrugët e ngrira janë bërë shkak për disa aksidente. Më i fundit u shënua në Kanada, kur një autobuz rrëshqiti dhe u përmbys në provincën perëndimore të British Columbia.

Qyteti i Buffalos në Nju Jork, është zona më e prekur, sipas autoriteteve amerikane. Mediat vendase e kanë krahasuar qytetin nën ‘pushtetin’ e dëborës, më një zonë lufte. Vetëm në këtë zonë janë shënuar 13 viktima, të gjetura në makina ose në dëborë.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike prej ditësh, por orët e fundit është rikthyer në disa qyetete. Temperaturat ekstreme kanë arritur deri në -45 gradë celsius në Montana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *