Rrëzohet një avion turistik në Zvicër, raportohet për disa viktima

Një avion turistik është rrëzuar gjatë ditës së sotme në Zvicër.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, deri më tani raportohet për disa të vdekur.

Rrëzimi i avionit ndodhi në Ponts-de-Martel afër kufirit të Zvicrës me Francën, në Alpet zvicerane.

Një zyrtar lokal tha se kishte disa viktima, por nuk dha detaje apo një numër të saktë.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pjerrët dhe të vështirë, rreth orës 10:20 të mëngjesit të së shtunës.

Shërbimet e shpëtimit dhe policia ndodhen në vendin e aksidentit dhe autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *