Rrëmbeu një grua dhe abuzoi seksualisht me të, arrestohet 58-vjeçari në Greqi

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia greke pasi kishte rrëmbyer një grua.

Efektivët grekë raportojnë se 38-vjeçarja, e cila ka qenë e “burgosur” në një shtëpi në Nea Joni në Greqi, ka jetuar për të paktën 24 orë momente makthi. Ndërsa mësohet se autori do të përballet me akuza të rënda, mes të cilave dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

Dramës së 38-vjeçares i është dhënë fund nga fqinjët e shtëpisë, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë. Me të mbërritur në vendngjarje, policia i ra ziles dhe 58-vjeçari është shfaqur duke u thënë se “gjithçka është në rregull”.

Megjithatë, 38-vjeçarja ka arritur t’i tregojë policisë se ka një problem, pasi policia ka hyrë për të hetuar. Aty kanë dëgjuar se çfarë ka ndodhur saktësisht orët e mëparshme, ndërsa 38-vjeçarja është rrahur dukshëm dhe me shenja abuzimi seksual.

Menjëherë pas kësaj, në pranga ka rënë 58-vjeçari, ndërsa në kontrollin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe një armë me dylbi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *