“Rrëmbeu 135 mijë euro”, Krasniqit para gjykatës: Paratë i investova në Forex, m’i mori Rinori

Qerim Krasniqi është 30 vjeçari i cili ka rënë në pranga, pasi përmes mashtrimit ka përfituar shuma të ndryshme parash. 30-vjeçari mashtronte qytetarët duke i marrë paratë, dhe nuk hapte biznesin, ndërsa lekët e marra borxh nuk ia ka kthyer më mbrapsht.

Ndërsa para gjykatës i riu ka hedhur poshtë pretendimet e biznesmenes se ka marrë 135 mijë euro, duke pretenduar se shumat e parave i ka investuar në bursë, Forex. Paratë, Krasniqi tregoi se ia ka kaluar një djali i cili quhet Rinor, nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij, ky person ka marrë të ardhurat e tij e më pas është zhdukur.

“Këtë shumë monetare e kam investuar në bursë (Forex). Investimin e kam kryer te një shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilin e njoh me emrin Rinor, por që gjeneralitetet e tjera nuk i di. Rinori pasi ka marrë këtë shumë monetare si dhe pasi më ka marrë edhe një shumë tjetër prej 32 mijë eurosh nga të ardhurat e mia, i shkëputi kontaktet dhe u zhduk. Në këto kushte, i kam shkëputur marrëdhëniet me Marianën dhe u largova nga Shqipëria”, u shpreh ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *