Rrëfimi i mbesës për vetëvarjen e shqiptarit në Angli: E arrestuan se gjeti një iPhone 15

Alfred Dosku është 38-vjeçari shqiptar që ka tentuar vetëvrasjen në qendrën e mbajtjes të emigrantëve në Brook House, Angli. 38-vjeçari me origjinë nga Librazhdi ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u gjet i varur me çarçafë në dhomën e tij.

Edhe pse mediat britanike vazhdojnë ta mbajnë të fshehur këtë ngjarje, shqiptarët dhe të afërmit e 38-vjeçarit kanë treguar si ka ndodhur ngjarja. Mbesa e Doskut në një prononcim për JOQ ka treguar se shkak për arrestimin e 38-vjeçarit është bërë një iPhone 15. Ajo thotë se Alfred Dosku kishte gjetur këtë celular, por policia nëpërmjet Google Maps ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë iPhone.

Më tej ajo thotë se 38-vjeçari ishte i sëmurë me kërthizën dhe nga dhimbjet ka dashur të bëjë vetëvrasje. Ka qenë shoku i dhomës së tij ai që ka gjetur 38-vjeçarin e varur me çarçafë dhe ka njoftuar autoritetet më pas.

“Kishte gjetur nje iphone 15 edhe e ka gjetur policie me google maps ekan arrestuar sepse nuk ka treguar. Aii kishte qen semure me kerthizenn edhe nga dhimbjet ka dashur tbej vetvrasje. Vetem kur e ka gjetur shoku dhomes. Ne moment te fundit”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *