Ronaldo apo Messi? Ibrahimoviç ndryshon preferencë: Nuk kam parë kurrë një lojtar…

Sulmuesi i skuadrës së Milanit , Zllatan Ibrahimoviç ka ndryshuar mendim përsa i përket çështjes se kush është më i mirë mes Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë për ESPN, Ibrahimovic vlerësoi mentalitetin e Cristianos.

“Nuk kam parë kurrë një lojtar me mentalitetin e Ronaldos”, tha Ibrahimovic.

“Ai e ka dëshmuar veten në tre ligat më të vështira në botë. Ndërkohë, disa lojtarë nuk mund të shkëlqejnë as në një nga ligat më të këqija si Ligue 1”.

Këtu Ibrahimovic po ngacmon qartë Messin. Sidoqoftë, lëndimi i Messit dhe lufta kundër Covid-it i kanë kufizuar performancat e tij këtë sezon.

Messi luajti vetëm 31 ndeshje, por megjithatë mori pjesë në 22 gola (9 gola, 13 asistime).

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *