Roma i “tradhëtoi” pas Conference League, Barcelona gjen zëvendësuesin për trofeun Gamper

Barcelona ka filluar përgatitjet më 4 korrik, në prag të sezonit të ri. Gjatë këtij muaji katalanasit do përballen me disa skuadra të mëdha, ku vlen të kujtojmë Real Madrid dhe Juventus.

Më pas Barcelona kishte planifikuar që të ndeshej në trofeun Gamper me Romën, por verdhekuqtë u tërhoqën nga gara dhe lindi nevoja për ta zëvendësuar me ekip tjetër.

Skuadra e cila ka zëvendësuar Romën është Pumas. Skuadra e Pumas bën pjesë në ligën e parë meksikane, teksa ka mjaft trofe të fituar përgjatë historisë së saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *