Risi në ‘WhatsApp’/ Mund të ndryshoni SMS e dërguara brenda 15 min

Aplikacioni ‘WhatsApp’ u ka dhënë përdoruesve një nga veçoritë e tij më të pritura, aftësinë për të ndryshuar mesazhet.

“Për momentet kur bëni një gabim ose thjesht ndryshoni mendje, tani mund të modifikoni mesazhet tuaja të dërguara në WhatsApp”, tha aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta Platforms Inc (META.O) në një postim në blog të hënën.

Me funksionin që do të dalë globalisht në javët e ardhshme, dërguesit do të jenë në gjendje të modifikojnë mesazhet e tyre brenda 15 minutave nga momenti i dërgimit, shkruan Reuters.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *