Rikthimi në ‘skenë’ i Bashës, pritet takimi me të rinjtë e FRPD-së

Në skenën politike të Partisë Demokratike duket se po rikthehet ish-kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit do të zhvillojë një takim me të rinjtë e FRPD-së, në një nga hotelet e Tiranës.

PD zyrtare ka nisur riorganizimin dhe pritet të zgjedhë së shpejti strukturat e reja. Një vit e gjysmë më parë, Basha e motivoi dorëheqjen për t’i hapur rrugë riorganizimit të partisë. Pas zgjedhjeve të 14 majit dha dorëheqjen edhe kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Kështu, Lulzim Bashës i lind e drejta e kandidimit dhe duket se ai e ka nisur i pari fushatën, duke u fokusuar tek e ardhmja dhe të rinjtë e PD-së.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *