Rikthim i Lulzim Bashës? Alibeaj: Nuk bëj parashikime

I ftuar në “Kjo Javë”, kreu Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur për takimet e Bashës me demokratët në terren pas dorëheqjes.

Alibeaj tha se nuk shikon asgjë negative, përkundreazi do të bënte gabim nëse nuk do t’i sqaronte ata.

Ai shtoi po ashtu se i karkëkuar ish-kreut të PD-së që të rikthehet në seli, por ky i fundit ka refuzuar duke kërkuar mos të shpërqendrojë vëmendjen nga problemi kryesor që PD ka tani.

Situata e PD nëse ka një gjë që nuk ka nevojë është individualizmi, ambiciet e shfrenuara. Sot është emergjente të bëjmë gjithçka me çdo lloj akti për të bashkuar pjesën e demokratëve poshtë. Pjesa tjetër i përket të ardhmes. Unë besoj të krijojmë rrugën e duhur për ta forcuar PD-në dhe kushdo që do të ketë ambicie do të klandidojë.

A lejon platforma zgjedhjen e Berishes?

Platforma kërkon një strukturim e bashkim me mbështetjen e Grupit Parlamentar. Për çështje që nuk bien dakord secili ka mendimin e vet.

A ke komunikuar me Bashën?

Unë komunikoj me të gjithë. Kam komunikuar me të edhe me Berishën. Dorëheqja e Bashës nuk i shërbeu bashkimit të PD.Zgjidhja logjike do të ishte largohet njëri, largohet tjetri.

Kthim i Bashës në seli?

Jo, absolutisht jo. Ne fakt si është deputet. I kam kërkuar të vijë në mbledhje. Më tha nuk vij dhe ka qenë i kujdesshëm për të mos shfokusuar vëmendjen nga problemi kryesor.

Takimet e Bashës

Është dalja dhe takimi me bazën. Basha ka një detyrim më tepër t’ju sqarojë se çfarë ndodhi. Nuk shikoj asgjë jo normale në këto takime. Duhet të ishte gabim nëse nuk do të shkonte t’i sqaronte. Unë nuk bëj asnjë parashikim, lëvizja e dorëheqjes së tij ishte akt për t’u vlerësuar.

Presidenti i ri

Une nuk di nëse do te ketë tryeza bisedimi. Presidenti i republikes zgjidhet me shumicën e deputeteve kështu Rama e ka shumicën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *