Rikonstruksioni i kabinave elektrike, OSHEE: Nesër pa energji zona përreth tregut elektrik

Në disa zona të kryeqytetit do të mungojë energjia elektrike. Sipas OSHEE-së, energjia do të ndërpritet pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja” si dhe rruga “Kole Popa”. Për shkak të rikonstruksionit të kabinave shkëputja do të bëhet nga ora 09:00-15:00.

“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë: Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa””, -thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *