Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve!

Kryesocialsiti Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Ky takim që pritet të nisë rreth orës 09:00 vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.

Në takim pritet të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit. PS ka vendosur prioritet anëtarësimin 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit. Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *