Reja humb një tjetër lojtar pas Kumbullës, Hafizi: Formacioni është i përshtatshëm

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, i ftuar në studion e “Supersport”, ka folur me tone optimiste sa i takon formacionit zyrtar të hedhur në fushë në sfidën ndaj Anglisë.

“Formacioni është i përshtatshëm. Ky formacion duhet të ishte edhe në Andorra. T’i japim fizionomi lojës, nëpërmjet sulmit. Mbrojtja më e mirë është sulmi. Ne kemi bërë të kundërtën.

Kjo vendosje është shumë më e mirë. Ndjej keqardhje për mungesën e Kumbullës. Është një nga lojtarët më të mirë që kemi. Anglia është një skuadër shumë e shpejt, fizikisht shumë e mirë”, u shpreh ndër të tjera Hafizi.

Kujtojmë këtu se Odise Roshi nuk ia ka dalë dot të jetë gati për ndeshjen me Anglinë, e cila luhet sot duke filluar nga ora 18:00. Një ditë më parë, futbollisti fierak shfaqi probleme në stërvitje, dhe duket se nuk ia ka dalë dot për të qenë gati për të luajtur.

Roshi nuk është as në stolin e rezervave dhe trajneri Reja nuk mund ta llogarisë për ndeshjen e sotme. Po kështu dje u konfirmua edhe mungesa e Marash Kumbullës, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *