Reforma Territoriale, Mziu: Pushteti vendor nuk është i pavarur, Kosova më e suksesshme në qeverisje

Deputeti i PD, Xhelal Mziu ka qenë i pranishëm në komisionin për Reformën Territoriale.

Mziu tha se pushteti vendor në vend nuk është i pavarur dhe se vendi ynë duhet të marrë shembull nga qeverisja e Kosovës.

Sakaq shtoi se në 13 vite shtet, Kosova ka qeverisje më të suksesshme se Shqipëria.

“Kosova 13 vite shtet dhe ka qeverisje më të suksesshme se ne. Nëse ka një vend në vendet e Ballkanit, Kosova është e para, nëse bëjmë një copy-paste të funksionimi të Kosovës në Shqipëri, do të ishte gjëja më e mirë për të funksionuar pushteti vendor. Nuk them se është koha e pamjaftueshme por është vullneti. Pushteti vendor nuk ka qenë i pavarur”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *