Reforma e pensioneve në Francë/ Kushtetuesja refuzon kërkesën për referendum

Organi më i lartë kushtetues i Francës rrëzoi edhe kërkesën e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën që rrit në 64 vjeç moshën e pensionit. Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme,

Nëse do të ishte aprovuar kërkesa, procesi do të ishte i gjatë dhe nuk do ta ndalte hyrjen në fuqi të ligjit të Macronit.

Këshilli Kushtetues vendosi se referendumi i propozuar nuk trajton një “reformë në politikat sociale … dhe për këtë arsye gjykon se ajo nuk i plotëson kushtet” të përcaktuara në Kushtetutën franceze.

Anëtarët e opozitës, kryesisht nga krahu i majtë, donin të nisnin një proces kompleks me shpresën për ta kundërshtuar ligjin e pensioneve të Macronit, që u miratua muajin e kaluar.

Macroni e ka mbrojtur reformën, duke thënë se ajo është e nevojshme për ta mbajtur në këmbë sistemin e pensioneve përderisa popullsia plaket, raporton REL.

Kjo reformë ka shkaktuar muaj protestash në rrugë nga kundërshtarët që argumentojnë se ka mënyra të tjera për ta financuar sistemin e pensioneve, si për shembull vendosjen e një takse për të pasurit ose për punëdhënësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *