Referoma Territoriale/ Pampuri: Po braktiset fshati, Hoti: Qeveria Berisha bëri 10 km rrugë e prap se ndaloi dot

TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale po zhvillon diksutime në Kuvend me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen. Deputetja demokrate, Orjola Pampuri u shpreh se në vendin tonë mungon autonomia vendorfe dhe se ka një përqëndrim të investimeve vetëm në qytete ndërkohë që fshati po braktiset. Nga ana tjetët Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore iu përgjigj me ironi duke i përmendur 10 km rrugë të shtruara nga ana e Sali Berishes gjatë kohës që ishte kryeministër.

Orjola Pampuri: Në vendin tonë nuk e kemi autonominë dhe decentralizimin për të cilin flitet shpesh në krahasim me vendet e rajonit, qeveria i jep vetëm 1% të GDP-së. Pjesa me e madhe shkojnë në qendrat e qyteteve, po shikojmë një braktisje të fshatit dhe një mungesë subvencionimi nga ana e qeverisë.

Enea Hoti: Qeveria ka bërë 10 km rrugë rurale dhe fshati është braktisur prap. Lëvizja e popullsisë nga zonat rrurale drejt urbane do të vazhdojë. Është një trend global në të gjithë vendet e botës. Mbas Reformes Territoriake pushteti vendor kishte një ministër. Paratë që qeveria i jep qeverisjes vendore nuk është 1% e GDP se sot në fakt është 1.8%. Nuk ka një model që një bashki e madhe është e sukseshme dhe një e vogël jo. Kemi shembuj nga Bashkia Lezhë dhe nga Bashkia Has që është një bashki e vogël por ka një nismë të mirë për zjarrëfiksit vullnetarë që ka disa bashki që duan ta implementojnë. Krijimi i Fondit Social financon shërbime në nivel bashkie, patjetër që finacimi me shtimin e shërbimeve sociale përputhen por në dijeni time Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po përgatit një strategji të re për shtimin e finacimit për shërbimet decentralizuese

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *