Receta/ Tavë në furrë me salçiçe, domate dhe speca

Receta e rekomanduar për këtë mëngjes nga Priza.al është tavë në furrë me salçiçe, domate dhe speca.

Kjo recetë është perfektë për një vakt mëngjesi, pasi kursen kohë dhe ka një shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

  • 450 gr domate qershi
  • 2 domate të pjekura me hardhi
  • 1/2 filxhan borzilok i freskët
  • 1 spec i kuq i gjatë
  • 1 spec jeshil
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 500 gr salçiçe
  • Bukë e thekur
  • Sallatë jeshile

Përgatitja:

Fillimisht vendosni furën të ngrohet në temperaturën 220 gradë celsius. Më pas vendosni në një tavë domatet, specat dhe hidhini pak vaj e borzilok.

Përziejeni këtë masë dhe shtoni salçiçet hidhini kripë dhe piper.

Piqini për 25 minuta, duke i kthyer herë pas here derisa salçiçet të jenë gatuar.

Shërbejini me bukë të thekur dhe sallatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *