Reali skuadra më “fair play” në Europë, Zeniti ekstremi pozitiv, ja kush është kampionati me më pak faulle

Real Madrid është jo vetëm një prej skuadrave më të forta të planetit, por edhe më inteligjentet. Rekordmenët europianë të Ligës së Kampioneve dhe me një trajner si Karlo Ançeloti në stol, janë shndërruar përveçse një prej klubeve më fituese në Europë, edhe një nga klubet më “fair play”.

Me teknikun italian në stol dhe një plejadë lojtarësh me shumë eksperiencë, një studim i observatorit të futbollit “CIES”, provoi se “Galaktikët” janë skuadra më e mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës kur vjen puna te raporti i faulleve të shkaktuara dhe pësuara (të cilin ata e kanë 0.68, që është 0.03 më mirë sesa skuadra e dytë që i ndjek, francezët e Klermontit).

Madrilenët kryejnë mesatarisht vetëm 9.4 faulle për ndeshje, ndërsa ndërhyrjet e parregullta që pësojnë janë mesatarisht 13.9 për 90 minuta, duke dalë në raportin 0.68. Raportin më të lartë e ka Mançester Junajtid (1.49). “Djajtë e Kuq” shkaktojnë 11.2 faulle mesatarisht për ndeshje në Premier Ligë ndaj 7.5 të pësuar. Jashtë pesë kampionateve kryesore, qipriotët e Aris Limasolit kanë raportin e faulleve të shkaktuara më të lartë se çdo kampionat tjetër (1.71), ndërsa në total janë analizuar 52 kampionate futbolli në të gjithë botën.

Rusët e Zenitit të Shën Pjetërburgut janë ekstremi pozitiv (0.60). Ndërsa në shifra absolute, skuadra e Kategorisë së Dytë në Portugali, UD Vilafrankueze ka shkaktuar më shumë faulle për ndeshje se të gjitha (18.2), ndërkohë që ekipi, i cili ka pësuar më tepër ndërhyrje të parregullta janë qipriotët e APOEL FC (18.6).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *