Reali padron i La Ligës, ‘El Clasico’ i takon madrilenëve, Barcelona tronditet në “Santiago Bernabeu”

“El Clasico” e javës së nëntë në La Liga i takon Realit të Madridit. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti 3-1 në shtëpi Barcelonën. “Los Blancos” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12, ku një kundërsulm vrasës i të besuarve të Ançelotit përfundoi me gol. Goditja e Vinisius Zhuniot u prit nga Ter Shtegen, ndërsa pas topit të kthyer sërish në lojë, Benzema dërgoi topin në rrjetë.

Katalanasit patën rastin ideal për të vendosur ekuilibrat, por Lewandowski nuk shtyu dot topin në rrjetë. Në minutën e 35, Valverde ndëshkoi portierin kundërshtar me një goditje nga distanca.

Goli i Torres në fund rihapi llogaritë e sfidës, por vetëm përkohësisht, pasi Rodrigo shënoi në shtesë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë 3 pikët e vyera ekipit t tij.

Me këtë fitore, Reali i Madridit kryeson kampionatin me 25 pikë, 3 më shumë se Barcelona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *