Reagimi epik i Kate Middleton kur vajza e vogël e ngatërron me mësuesen e saj

Princeshës së Uellsit i pëlqen të takohet me fëmijë gjatë paraqitjeve mbretërore dhe shpeshherë edhe emocionohet kur sheh fëmijë të vegjël. Gjatë një vizite në një kopsht fëmijësh, një vajzë e vogël e ngatërroi atë me mësuesen e re.

Në video, Princesha e Uellsit dëgjohet teksa pyet vajzën: “Kush është mësuesja juaj e preferuar?” dhe gishti i vajzës drejtoi drejt Kate. Kate u habit dhe më pas tha: “Unë? Je shumë e ëmbël. Jam shumë e lumtur që ju takova”.

Gjithashtu, gjatë vizitës, Kate tregoi shumë interes për ushqimin e duhur të fëmijëve dhe madje u ul me ta gjatë gjithë orës së drekës.

Kujtojmë që Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis ndjekin shkollën Lambrook dhe këtë muaj Princesha Charlotte filloi të mësonte për ushqimin e shëndetshëm.

Faqja e shkollës në Instagram shpjegoi se klasa e Charlotte-s së vogël filloi një mësim që do t’i informojë fëmijët për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *