Rasti i Lear Kurtit/ Reagon Rama: Policia u soll në mënyrën më korrekte

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.

Gjatë fjalës së tij në një takim në Elbasan, Rama tha se nuk është e drejtë që të akuzohet policia, pasi ajo ka marrë masa duke pezulluar personat përgjegjës. Rama nuk la pa sulmuar edhe median, duke thënë se është shndërruar në një barrikadë kundër qeverisë, për arsye të pronarëve.

Më tej, ai akuzoi opozitën se kërkon që këtë çështje ta lidhë me atë të Klodian Rashës, duke tentuar që t’i nxjerrë njerëzit në rrugë.

“Kanë që dje që akuzojnë policinë e shtetit se ka vrarë një djalë të ri, ndërkohë në mënyrën me korrekte dhe seriozë policia ka pezulluar personat që mos jenë të përfshirë në asnjë proces. Është ngarkuar agjencia përkatëse është mjekësia ligjore dhe nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, raportin e mjekësisë ligjore. Po si është e mundur, po çfarë lloj qeniesh  janë këto, që ju dalin njerëzve si gogolë në ekrane e televizorëve. Në ato ekrane ku ju e shikoni,  Megjithëse flasim për një regjim që kontrollin gjithçka, praktikisht ne nuk kontrollojmë asgjë, sepse ato janë ekran në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pranuarve të tyre.

Duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan t’i nxjerrin njerëzit në rrugë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *