Rastësi apo jo? Kryeministri grek Mitsotakis ‘kopjon’ sloganin e PS

Teksa vendi ynë pritet që brenda pak ditësh të mbajë zgjedhjet lokale të 14 majit, fqinji ynë jugor, Greqia do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 21 maj. Mësohet se kryeministri Kyriakos Mitsotakis sot ka prezantuar edhe sloganin me të cilin do të bëjnë fushatë, i cili ngjan me atë të Partisë Socialiste.

“Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”, ky është slogani i Mitsotakis. Rastësia është se slogani është shumë i ngjashëm me atë të Partisë Socialiste në vendin tonë për zgjedhjet vendore. ‘Kurrë më mbrapa, vetëm përpara’, është slogani i zgjedhur nga kryesocialisti Edi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *