Raporti për krimin e organizuar, reagon PD: Lidhja e mafies me politikën po pengon integrimin europian të vendit!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar sot se lidhja e mafies me politikën po pengon integrimin europian të vendit. Ajo shkruan se aq i ngushtë është lidhja mes mafies dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.

Sipas saj, kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.

POSTIMI I PLOTË

??Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë.

?Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive.

?Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Netëork mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar.

?Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogat e tjera.
Jemi të dytët 2️⃣ në rajon në lidhje me mafien dhe krimin e organizuar ? duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme.

?Aq i ngushtë është lidhja mes mafies dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.

?Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale.

?Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.

#EU #integrimi #BE ##shqiperi #albania #organizedcrime #mafia #prokurime #globalinitiativ #ascension

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *