Raporti i KiE/ Meta: Rama të ndalojë nismën për ‘pasaportat e arta’

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se vendi ynë duhet të ndalojë nismën për ‘pasaportat e arta’  që do u jepet investitorëve të huaj.

Sakaq shtoi se rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

“Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”. Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *