Rama vizitoi Thaçin, kreu i PDK-së: Shpresoj që të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh vendet tona

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së soyme vizitoi në paraburgimin e Hagës ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas kësaj vizite, ka reaguar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i cili falënderon Ramën për mbështetjen ndaj Thaçit, por edhe Kosovës.

Krasniqi shprehu urimin se sa më parë dy liderët, Rama dhe Thaçi të takohen duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën.

REAGIMI I KRASNIQIT

Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij.

Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë.

Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *