Rama takohet me fermerët: Investoni në teknologjinë e gjelbër, rrit cilësinë në bujqësi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan ku është takuar me fermerë të ndryshëm.

Rama në ‘Facebook’ ka ndarë pamjet e një sere në fshatin Gjegjan ku shkruan se investime të tilla risin cilësinë në bujqësi.

Sakaq shton se teknologjitë e gjelbëra sjellin zero ndotje në mjedis dhe më pak kosto për fermerin.

Postimi i plotë:

Gjergjan, Elbasan – Në serat e fidanëve të perimeve për vendin e për eksport, investime me teknologji të gjelbër të fjalës së fundit me zero ndotje në mjedis, me më pak kosto për fermerin, dhe me eleminim të pesticideve të tepërta??‍??‍???

?☘️??Kjo pikë ku prodhohen 14 milionë fidanë në vit kontribuon në rritjen e cilësisë përveçse të sasisë, ndërkohë që fermerët mbështeten edhe nga skemat gjithnjë në rritje e qeverisë për fidanët e regjistruar?

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *