Rama nuk ndal sulmet: Marku e Gjekmarkaj e kuptuan që ishin në ‘vathën’ e gabuar

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar në Lezhë gjatë fjalës së tij u ndal tek demokratët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj. Sipas Ramës, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj janë dy figura që hoqën dorë nga ish-kryeministri Berisha sepse e kuptuan që nuk ishin në rrugën e duhur.

“Ku është Mark Marku me Agron Gjekmarkaj? Ku janë? Dhe me kë u zëvendësuan këtu? Dhe pse nuk janë këtu? Sepse e kuptuan që kishin hyrë në vathën e gabuar dhe e thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës non-grata që në vend të rrojë në shtëpi e të mos lërë nam rrugëve, vazhdon kërkon vota dhe flet për fitore”, ka thënë Rama.

Gjithashtu shtoi: Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht asaj ane. Anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist. Anës e familjeve që trashëguan idenë e të djathtës jo nga jeta akademike, apo nga librat, por e trashëguan nga kujtimi i stërgjysheve dhe gjyshërve të tyre, të cilët komunizmi i persekutoi tek çdo qelizë e familjes. Kjo është e djathta. Pyetja është pse u ndanë ata nga komunistët? Ca donin ata? U ndanë sepse ata donin Amerikën, Perëndimin, e donin Shqipërinë si në Perëndim, ata nuk donin Moskën nuk donin komunizmin”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *