Rama nuk i përmend as emrin ish-agjentit të FBI: S’kam lidhje me akuzat ndaj tij, Agron Nezën ma prezantoi ai

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë në media për aferën e me ish-agjentin e FBI. Edhe pse opozita e kërkoi sot të jepte sqarime në Kuvend, ai ka dalë në media ku ka tentuar të justifikojë skandalin.

I ftuar në TCH, Rama është shprehur se me të nuk ka folur për biznes. Sipas tij, takimi i parë ka pasur në fokus ndikimin rus. Ajo që ra në sy është se Rama gjatë gjithë intervistës nuk guxoi kurrë të përmendte emrin e zyrtarit të FBI.

“Unë dua të përsëris se nuk kam se çfarë të them në këtë bisedë, pro duke qenë se sot refuzova të jem dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme, jo për çështje konkrete por në tërësi të jem në një sallë Kuvendi të përfshihem në debat me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm dhe për fat të keq më ka tërhequr dhe mua në atë nivel. Por nga ana tjetër them se sido qoftë në qetësi dhe faleminderit që më jepni ju në këtë rast të shpjegoj ato gjëra që mund të shpjegoj. Ish-zyrtarin e kam takuar me kërkesën e tij. Ka ardhur dhe kemi biseduar në zyrë bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshme. Më ka treguar se puna ka influencën ruse në tërësi, më ka folur për rajonin ku influenca ruse është prezente, por në Shqipëri ishte inekzistente”, tha ai.

Më tej ai ka deklaruar se në SHBA takimet kanë qenë rastësore, për shkak se janë takuar gjatë vizitave në Kombet e Bashkuara. Po ashtu Rama ka pranuar se nuk ka pasur asnjë njoftim ambasada e SHBA mbi këto takime.

“Takimet e tjera kanë qenë që kanë ardhur ose si rezultat i pranisë së tij këtu ku jam takuar miqësisht pa axhendë ose i pranisë time në SHBA ku kam qenë në OKB dhe më ka ftuar dhe kam qenë në zyrat e FBI dhe jam takuar dhe me kolegë të tij. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme. Është marrëdhënie normale dhe nuk është e vetmja që kam me përfaqësues agjencish të ndryshme. Nuk kam asnjë detyrim të lajmëroj ambasadën e SHBA sepse është punë normale e imja”, tha Rama.

Më tej kryeministri ka vijuar të këmbëngulë se nuk ka hetime në SHBA kundër tij. Ai u pyet dhe për njohje me Agron Nezën e Dorian Duçkën. Neza është ai që dha 225 mijë dollarët dhe Rama shprehet se nuk e njihte deri në momentin e takimit me zyrtarin e FBI.

“Rasti ka të bëjë se si ai, pra për rastin në fjalë se ajo çështja tjetër s’ka lidhje me Shqipërinë. Në rastin konkret ka të bëjë si ka zbatuar ai rregullat dhe kodet etike të FBI dhe ligjet e SHBA, jo si i kam zbatuar unë. Ai ka ardhur sëbashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, të cilin ma ka prezantuar si mikun e tij. Dhe unë i kam thënë bujrum. Nuk është folur kurrë në takime për asnjë lloj biznesi”, u shpreh kryeministri.

Sa i takon parave ai është justifikuar se paratë që përmenden janë një borxh mes Agorn Nezës dhe McGongial.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *