Rama në artikullin e ‘New York Times’/ Berisha: Po turpëron Shqipërinë, të dorëhiqet

Kreu i Partisë Demokratike në konferencën për shtyp nga selia blu është fokusuar në skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së dhe lidhjeve të tij të mundshme me kryeministrin e vendit. Berisha tregoi se Rama është përmendur në një artikull të gazetës prestigjoze amerikane “New York Times” si dhe u shpreh se në SHBA është hapur një tjetër hetim lidhur me ndikimin e agjentëve të jashtëm në punonjësit e FBI-së.

“Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës. Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama – McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare.

Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral.” – tha Berisha.

Ai tregoi përmbajtjen e një letre që kongresmenët amerikanë i kanë dërguar institucionit të FBI-së.

“Ata kanë vendosur të hetojnë çdo regjistrim personal të McGonigal, por jo vetëm. Çështjet e tij të historisë, vlerësimit, si çdo lloj dokumenti ku email-et e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim për punët private në email-in zyrtar sekret të McGonigal.

Të gjitha dokumentat dhe komunikimet të lidhura me procesin e FBI-së për vlerësimin dhe që i përgjigjen hetimit. Kërkohet se çfarë po bën FBI për të vlerësuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj (RAMA DHE DERIPASKA) ndaj zyrtarëve të FBI-së. Si dhe kërkohet të dihet se çfarë masash po mer FBI” – u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Sipas tij ka një përpjekje nga mediat e kontrolluara nga kryeministri Rama për të fshehur të vërtetën ‘sa edhe subpoena, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *