Rama: Me Malin e Zi jemi më shumë se fqinjë

Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve mes dy qeverive, Kryeministri Rama dhe homologu malazez, Dritan Abazoviç kanë dalë në konferencë për mediat. Në fjalën e tij, Rama tha:

“I nderuar kryeministër, në radhë të parë dëshiroj të shpreh falenderimet në emër të të gjithë delegcionti tonë jo për formalizëm por sepse edhe njëherë tjetër ne kemi ndjerë në vetë të parë ngrohësinë e mikpritjes dhe afrimiteitn vëllazëror mes nesh. Dua ta përsërish edhe këtu atë që thashë në mbledhje se Shqipëria dhe Mali i zi janë më shumë se sa fqinj dhe mund të bëjmë më tepër se sa kanë bërë deri më sot. Ne takohemi në një moment shumë sfidues për Evropën dhe vendet tona dhe në këtë kontekst përvec sfidave të drejtpërdrejta, vlera e kësaj ngrohtësie dhe vëllazërie bëhet edhe më e madhe. Kemi qenë së bashku, kemi vizituar Kievin dhe Zelenskyn në respekt të mandatit tonë si kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuar që herën e parë të agresionit rus, të dy vendeve që janë të njesuara në BE, anëtare të NATO-s, dhe si vizita jonë në Kiev, si përpjekjet tona të përbashkëta në këto fronte, janë themeli i një marrëdhënieje që ka një potencial të jashtëzakonshëm për tu thelluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *