Mbledhja Shqipëri-Mali i Zi/ Tabaku: Marrëveshje për propagandë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për mbledhjen e përbashkët që qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi  po zhvillojnë. Në një postim në rrjetin social ‘Twitter’, Tabaku shkroi se është më i madh numri i marrëveshjeve të firmosura për hir të propagandës sesa ata që zbatohen në shërbim të shqiptarëve.

“Një tjetër takim i qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato. Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve. Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën kokëposhtë; nga politika për qytetarët tek politika për propagandën”-shkruan Tabaku.

Ditën e sotme në Podgoricë u mbajt mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze ku janë firmosur 10 marrëveshje dypalëshe në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *