Rama kritik me kryebashkiakët: Akumuloni borxhe e ja “lini peshqesh” në derë qeverisë

Kryeministri, Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakëyt në lidhje me revolucionin në shërbimet.

Rama tha se bashkitë nuk duhet të jenë të prapambetura, si dhe borxhet e akumuluara nuk duhen lënë në derën e qeverisë

“Në të gjitha këto, kemi mundësi të shikojmë që nuk po flasim për gjëra që janë të pabëshme. Pse duhet të jetë qeveria kampione në dixhitalizimin e shërbimeve, pse të mos jenë bashkitë? Në të gjithë botën ndodh e kundërta. Këtu qeveria qendrore ka bërë një revolucion me shërbimet. Ka kuptim që shërbimet publike, vazhdojnë të jepen me letra. Ka kuptim që bashkitë të jenë të prapambetura.

Pse duhet që qeveria ta ketë nivelin e përgjigjeve mbi 90% dhe bashkitë nën 30%. Çfarë ndodh? Sot nuk jemi në vitin zero. Ju jeni njerëz që keni parë botë me sy. Është e pamundur të vazhdojë kjo histori. Borxhet i akumulojmë dhe i lëmë në derë të qeverisë. Problemet i akumulojmë. Projektet i kufizojmë të gjitha në projekte që financohen vetëm nga buxheti dhe nuk dalim jashtë këtij rrethi”,tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *