Rama: Ikja e të rinjve s’është luftë e brendshme, por impakt i globalizmit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të rinjve. Kreu i qeverisë tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojën për fuqi punëtore.

Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit.

‘Më shumë se fitorja jonë ajo është disafat e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më ke, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë. Ne jemi në kushtet sot se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë me e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen peshku i madh do të hajë të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin.

Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët krahë punë ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre që nga Gjermania lokomotiva e Evropës e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 mln punëtorë jashtë sistemit të demografisë gjermane.

Ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh duhet të ngulitet në kokën e atyre që merren me ligjvënien në Shqipëri. Kurrë më parë një shtet nuk ka bërë një ligj për punonjës të pakualifikuar. Sot është hapur totalish dhe kjo do të jetë tendenca e përditshme në Europën ku jetojmë. Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga po ikin po ikin është një këngë e turpit më të madh të kujtdo që e këndon nga politik bërësit. Kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme. Është impakti dramatik i produkteve të globalizmit. Qasja duhet të jetë krejt tjetër!’– tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *