“Rama ik”, Basha pritet me ovacione në Korçë (VIDEO)

Pavarësisht një morie kritikash të ardhura në adresë të Bashës nga Rama, duket se nuk do t’ia dijë për pandeminë. Kryedemokrati Basha është pritur nga qindra qytetarë në Korçë. Demokratët korçare e kanë pritur kreun e partisë me entuziazëm, brohoritje dhe flamuj të PD-së.

Gjithashtu nuk kanë munguar as thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Me dy gishtat lart, dhe me flamuj të PD-së, qytetarët me thirrjet “Rama ik” u përshëndetën me Bashën. Kreu i PD-së u ngjit sipër një makine, aty ku falenderoi të gjithë të pranishmit.

Basha u shpreh se ndryshimi do të vijë, pasi Korça po e pret prej shumë kohësh. Simpatizantët nuk mbanin distancën fizike.

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit, në hyrje të Korçës. Anë e mbanë, ndryshimi që po vjen.

E di që jeni ndrydhur, edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor, që Korça e priste prej kohësh, që do tju sjellë dinjitetin. Ju falenderoj nga zemra. Ju po e prisni ndryshimin, ju po e prini ndryshimin. Shqipëria fiton”, tha Basha.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *