“Rama i trembur protesta e 7 korrikut”/ PD: Sa herë del një skandal, shpik një ngjarje ‘të madhe’

PD deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është i trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”, duke iu referuar deklaratës së Ramës për zbulimin e naftës e gazit nga SHELL në Shpirag.

“Partia Demokratike denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët. Ne gjithashtu duam të bëjmë me dije edhe arsyen e riciklimit të rrenës nga Edi Rama.
Ai është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut. Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”. Bëhet qesharak kur nuk ka më ç’të shpikë dhe riciklon. Bëhet i padurueshëm kur, në kohën e krizës së çmimeve të karburanteve, në vend që të japë zgjidhje tregon përralla me puse nafte. I vetmi zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *