Rama i përgjigjet deputetit të PD-së për përmbytjet: Të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme për 30 shtëpi?

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj nga interpelanca kryeministrin Edi Rama, e ka akuzuar këtë të fundit se nuk po iu përgjigjet 8 pyetjeve të bëra nga opozita sa i takon situatës për përmbytjet.

Sipas Xhaferajt sërish Rama, pas 9 vitesh në pushtet fajëson Berishën, duke shtuar se ende Durrësi, Shkodra dhe Lezha përmbyten.

“E duartrokitet nga halli se asnjë lloj zgjidhje dhe mase nuk paraqiti. Duke vijuar me Rama junior, se si fliste para 10 vitesh, këtu është një tjetër video.

Taulant (Deputeti i PS-së Balla reagon nga vendi) Taulant the; ngrije zërin, se ishte me zë të ultë. Por para se të jemi deputetë, të jemi dhe qytetar. Më vjen turp për gjendjen e kryeministrit tim. Ai thoshte; kemi përmbytje, se nuk kemi një kryeministër të zgjedhur me votë, ashtu siç është sot. Mban erë të qelbur se si është shitur energjia elektrike. Ai nuk tha asnjë fjalë për këtë. 10 vite më parë fliste se; na duhet të ngremë struktura të posaçme.

Sot pas 10 vitesh nuk foli për asnjë strukturë. dhe kjo është përgjigja e atyre 8 pyetjeve. Në vend të përgjigjeve, morëm hedhje faji dhe akuza se si qeveriste Berisha. Se besoj dot që kryeministri është në atë pozitë që ta mbroni ju. A mund të shërbejë si kamerdare shpëtimi një video e 12 viteve më parë. Ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, Shkodra, Lezha e Durrësi, vijojnë të përmbyten. Për këto arsye zoti Berisha mori 1 mln shuplaka në 2013-ën.”, tha Xhaferaj.

Kryeministri Edi Rama mes ironisë i ka kujtuar Xhaferajt lapsusin e këtij të fundit kur tha në kohën kur kandidonte për kryebashkiak të Durrësit, se do të përmirësonte cilësinë e diellit.

“Më kujtoni shprehej, jep shpirt, por nuk heq dorë. Më nxjerr një video të asaj kohe dhe thua këtu; hajde këtu dhe konfrontohu. I qëndroj prapë atyre që kam thënë. Ju mund të sillni citime të disa banorëve, dhe flasin para kamerave. Por what dhe dog?! Po të paraqis faktet nga bashkia e Shkodrës, dhe jo nga qeveria. Më kërkoni; shpallni emergjencë, Po pse? për 30 shtëpi. Fotografitë nuk janë live. Dielli është live. 30 banesa ne prezencë uji. Uji ka nisur të tërhiqet. Është e gjatë për të treguar se çfarë kemi bërë ne.”, tha ai.

Rama deklaroi se është një agjenci kombëtare e emergjencave civile dhe se Shqipëria është dhe në mekanizmin evropian të gjendjes civile dhe nëse këtu ka një emergjencë, vihet në lëvizje ky mekanizëm.

“Jemi futur falë kësaj agjencie në mekanizmin evropian të emergjencave civile. Mekanizmi evropian i gjendjes civile do të thotë se nëse ka këtu një emergjencë vihet në lëvizje i gjithë mekanizmi. Çfarë t’i themi atyre, t’i themi kemi 30 shtëpi me prezencë në ujë dhe qimi.net që thotë që janë 30 mijë hajdeni shpejt se do thajmë qimin. Po nuk e bëjmë dot mo vlla se ju tani të hiqni mendjen. Ju jeni tamam si ajo që thoshte e shkreta mama e Bujar Lakos, të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash”, tha Rama.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *