Rama i jep “shuplakë sektorit bankar”: Jeni njësoj si fermerët, mos më thoni nuk i përballojmë dot ankesat!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim sot me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë, në lidhje me revolucionin dixhital të propozuar.

Rama ka pohuar se është shokues fakti se qytetarët duhet të presin me orë në bankë, ku sipas tij  problemi qëndron tek banka dhe jo tek shteti.

“Unë e di që bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë, por jo deri këtu tani. Kam parë kundërshtime dhe kontestime pa lidhje fare, për të përmirësuar teknologjinë tuaj. Bankat e nivelit të dytë, është e pamundur që ne të përballojmë ankesat e qytetarëve, që na thonë se ne duhet të presim me orë në bankë, plus qe duhet të bëjmë edhe pagesa.

Ju jeni njësoj si fermerët, me ndryshimin se ju jeni banka, dhe fermerët janë punëtor të tokës. Fermerët nuk kanë domate virtuale për të shitur, i kanë fizike dhe janë të detyruar që ti shesin fizikisht.

Është shokuese për mua, që të di se niveli teknologjik i bankave është ky që është.

Një i moshuar për shembull duhet të mblidhte 14 dokumente për një pension pleqërie, kishte të bënte me 14 sportele, me 14 fytyra që duhet ti dilnin përballë, dhe llogaria e bërë ishte që i duhej një vit për mbledhjen e dokumenteve, dhe kjo ka vijuar për 20 e kusur vite. Ne i hoqëm këto dhe lamë vetëm tre dokumente, të cilat nuk i duhet as të shkojë ti marrë vetë personi. Nuk na rezulton se ka ngecur puna, është penguar shteti apo është bërë ndonjë hata”, tha Rama.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *