Rama e propozoi në krye të SHISH/ Noka: Hyseni dyshohej për…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar se Shqipëria po vihet në rrezik për shkak të vendosjes së Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Noka shton se Hyseni dyshohej për lidhje me Serbinë.

Postimi:

Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH. Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.” Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *