Rama detyron simpatizantin në Himarë t’i flasë drurit: Ja, atë do votoni?

Nga Himara, kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Fredi Belerin, duke përdorur ndaj tij gjuhë denigruese.

Për të demonstruar fyerjet që bënte ndaj Fredi Belerit, duke i thënë ndër të tjera “gdhë, dru”, kreu i qeverisë ka detyruar një nga simpatizant në takim që të flasë me një dru.

“Ti mo, ti djali atje, se je dhe djalë i ri… hiqi gjyzlykët. Foli atij drurit, foli mo foli.. si je thuaj? S’përgjigjet. ‘Ti kanis’ thuaj? Nuk përgjigjet. Ja, atë do votoni? Merreni këtë drurin këtu se ky u bën ca punë, çfarë ju duhet ai?!”, shprehet Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *