Qytetari i indinjuar i ndërpret fjalën kryeministrit në Kurbin: Rama ik!

Nga takimi me mbështetësit socialistë në Kurbin, kryetari i PS Edi Rama u ndërpre nga një demokrat që brohoriste me thirrje ‘Rama ik’. Veprimi i tij nuk mbeti pa u komentuar nga kreu i qeverisë, i cili nuk denjoi të akuzojë opozitën.

“Mezi po prisja. Në cdo takim është një zë fëmije diku në fund që thotë ‘Rama ik’. I ka rënë niveli fare tani. Kanë shkuar tek fëmijët tani ose ata që janë tapë në 7 të mëngjesit. I japim ndonjë lekë aty, i japin nga 5 mijë lekë për të bërtitur ‘Rama ik’”, tha Rama.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Rama theksoi se:”Ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse por për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm e s’po kërkojmë dhëndër por njeriun që do të marrim në punë për 4 vite, që do të vijojë të punojë për Mirditën. Gjithçka e kisha dëgjuar por kur thotë kandidati jam djalë i mirë, më jepni votën, këtë se kisha dëgjuar. Unë nuk kam motër për të martuar, djalë i mirë të jetë por a është i zoti, a e tërheq karrocën, por mesa shoh unë i paska gjunjët copë. S’dua të merrem se nuk e njoh fare.

Të marrësh përsipër që t’i japësh fytyrën, emrin e zërin një gërdalle non grata dhe një tjetri që është i pakorrigjueshëm do të thotë të mos jesh mirë e të mos kesh mundësi të arsyetosh se çfarë është mirë e çfarë është keq. Shqipëria sot është në pikën më të lartë. Kurrë nuk është respektuar sa është respektuar sot”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *