‘Quajti cigane Nënë Terezen’, këngëtari i njohur zbulon çfarë tha Goran Bregovic

Ftesa e këngëtarit Goran Bregoviç në “Festën e Birrës” që do të mbahet në qytetin e Korçës, ka shkaktuar polemika të shumta. Artistët kanë reaguar me tone të ashpra kundër performancës së tij, pasi thonë se Bregoviç nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se muzika duhet të bashkojë e jo të krijojë përçarje. Këngëtari Genc Prelvukaj ka bërë një postim në rrjete sociale, aty ku tregon se Goran Bregoviç e cilëson Nënë Terezën si “cigane”.

“Për disa plehra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesëmarrjen e Goran Bregović-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej. Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptaren me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë”, shkruan Genc Prelvukaj në reagimin e tij.’

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *