QKB kujtesë bizneseve: Ja afati i fundit për të dorëzuar pasqyrat financiare

Qendra Kombëtare e Biznesit ka sjellë në vëmendje të biznesit detyrimin e tyre për të dorëzuar tre dokumente të rëndësishme sipas afateve ligjore. Në një publikim në faqen e saj QKB nënvizon se bizneset brenda 31 korrikut duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe atë të auditimit. Tashmë bizneset kanë dy muaj kohë për të përmbyllur të gjithë procedurat e nevojshme.

“Sjellim në vëmendje se, bazuar në parashikimet e nenit 43 dhe 46 të ligjit nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, brenda datës 31 korrik 2023.

Subjektet e detyruara nga ligji duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme: Pasqyrat financiare, raportin e ecurisë së veprimtarisë, raportin e auditimit të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në raste.

Kujdes! Pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre.

QKB-ja mbetet e angazhuar në informimin e subjekteve tregtare për përmbushjen e detyrimeve te tyre ligjore dhe në ofrimin e asistencës se nevojshme për çdo paqartësi, nëpërmjet kanaleve te ndryshme te komunikimit, por edhe përmes numrit të kontakt +355 42 250 066” thuhet në njoftimin e bërë publik nga ana e QKB.

Mosdepozimi në kohë i dokumenteve nga ana e bizneseve shoqërohet me penalitete. Depozitimi prej disa vitesh po bëhet online duke kaluar përmes sistemit të e-albania./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *