Qeveria marrëveshje me Manchester City, Rama niset sot drejt Britanisë

Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë. Sipas burimeve fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit.

Burimet zbuluan se delegacioni Shqiptar do të zhvillojë takime në Manchester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit! Në këtë udhëtim, Rama do shoqërohet nga ministrja Evis Kushi, dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.

Dy ditë më parë, nga qyteti i Durrësit Rama bëri me dije se Akademia e një prej klubeve prestigjoze evropiane do jetë pjesë e sportit në Durrës, kjo për të rinjtë e talentuar në sportin e futbollit. Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ka hapur edhe një konkurs në Facebook ku fton komentuesit që të gjejnë emrin e skuadrës që do të ketë Akademinë në Durrës. 11 nga fituesit do të marrin nga një fanellë të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar.Report TV

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *