Qeveria e Kosovës përkrah vendimin për hapjen e Urës së Ibrit

Qeveria e Kosovës ka përkrahur vendimit e Kuvendit Komunal të Mitrovicës për të hapur Urën e Ibrit, e cila ndan qytetin në dy pjesë.

“Paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.

Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”, tha qeveria për RTK.

Ndërkohë, emisari special i BE-së, Mirosllav Lajçak, u shpreh se nuk është koha për ta hapur urën.

Ura e Ibrit ndodhet në qendër të qytetit të Mitrovica që bashkon dy pjesët e qytetit Mitrovicën urbane dhe Mitrovicën e vjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *