Qëlloi 62 herë me thikë britanikun, shqiptari ndër 200 të burgosurit që do të ‘riatdhesohen’

Një shtetas shqiptar është lënë në burg në Angli, pasi akuzohet për vrasje teksa pritet të ekstradohet drejt vendit tonë. 35-vjeçari Erlin Hasa ka qëlluar për vdekje një britanik, duke e goditur me thikë 62 herë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në muajin mars, në banesën e mikut të autorit, aty ku ndodhej edhe viktima, Marian Savu.

Sipas mediave britanike, Hasa është një nga 200 kriminelët më të rrezikshëm në Britani dhe do të ekstradohet në Shqipëri, pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Sipas ministrisë së Drejtësisë, falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë.

Marrëveshja/ 200 shqiptarë të dënuar në Angli do ta kryejnë burgun në Shqipëri


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *