Qafë Thanë/ U kapën me lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas të huaj

Policia Kufitare e Qafë Thanës kanë konstatuar në dalje të Republikës së Shqipërisë, dhe kanë goditur 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, raste për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi G. P., 63 vjeç, banues në Australi, pasi iu gjet në automjetin furgon që drejtonte, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. T., 24 vjeçe, banuese në Gjermani, pasi gjatë kontrollit në automjetin kamper me të cilin udhëtonte, në çantën e kësaj shtetaseje u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Sasitë e lëndës të dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *