Publikohet video ku dy autorët i vendosin eksplozivin lokalit në Shkodër

Shkodra u zgjua mëngjesin e kësaj të hëne e tronditur nga një shpërthim me tritol, që ka ndodhur në një bar-kafe, në pronësi të shtetasit Fran Kolbuçaj.

Ishte vetë pronari i biznesit që ka njoftuar policinë, pasi ka konstatuar të dëmtuar derën kryesore teksa kishte shkuar për të hapur lokalin në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë shihen dy persona që vendosin eksplozivin në biznesin që ndodhet në lagjen “Skënderbeg”.

“Shtetasi Fran Kolbuçaj, 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale)”, njofton policia.

Ata afrohen dhe në trotuar bëjnë gati lëndën plasëse duke e ndezur, për ta hedhur më pas në drejtim të lokalit. Sipas policisë eksplozivi është prodhuar në mënyrë artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *