Publikohet fotoja, Ilir Meta shfaqet krah Agron Nezës

Një fotografi e kryetarit të PL-së, Ilir Meta me Agron Nezën dhe me ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini është publikuar së fundmi në media. Fotoja, e publikuar nga emisioni Top Story, është bërë në vitin 2013 në një restorant në në Tiranë. Kjo hedh poshtë pretendimet e opozitës se nuk kishte njohje me shqiptaro-amerikanin Agron Neza.

Në veçanti, kjo foto rrëzon deklaratat e Ilir Metës që nuk e njihte ish-agjentin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Agron Nezën. Për më tepër, fotoja është realizuar pak kohë pasi është prishur koalicioni qeveritar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe më pas kreu aktual i Partisë së Lirisë kaloi në aleancë me Edi Ramën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *