Publikohen pamjet e trafikantëve të barnave, momenti kur ata numërojnë tufat me para (Video)

Detaje të reja nga aksioni i SPAK me antimafian italiane, të cilët çmontuan rrjetin kriminal mes Italisë dhe Shqipërisë, për skemën e mashtrimit me shërbimet mjekësore në sipitalet e Italisë.

Në pranga kanë rënë 9 shtetas, mes të cilëve edhe mjekë, si dhe janë sekuestruar 500 mijë euro dhe barna me përmbajtja narkotike me vlerë 20 mijë euro.

Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e aksionit, ku duken të akuzuarit, teksa marrin çanta me ilaçe apo numërojnë dhe shkëmbejnë tufat me para.

Trafikantët e ilaçeve dhe ‘bluzat e bardha’, që falsifikuan dokumentet për shërbim shëndetësor në Itali ranë në kurth nga autoritetet italiane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *